Haradinaj: Njëqind ditë qeverisje pa asnjë njohje të re

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë kur janë bërë gati 100 ditë të qeverisjes së tyre, ende nuk kemi ndonjë njohje të re.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kryeministrat Mustafa e Thaçi – gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re!

Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa – Thaçi.

A do ta sjellni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve?

Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?

Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”, (sic), ka shkruar Haradinaj.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit