Ja cilat lagje nesër nuk do të kenë uji në Prizren

uji 3Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, njofton konsumatorët , se për shkak të plasaritjes së gypit fi 400 mm, si dhe për shkak të punimeve që do të zhvillohen në eleminimin e këtij defekti , do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes ditën e mërkurë (nesër) , duke filluar nga ora 10 – 16.

Me këtë masë të ndërprerjes nuk do të furnizohen me ujë:Zona Industriale dhe lagjet:Bajram Curri, Arbana, Jeta e Re, hapësirat rreth stacionit të autobusëve si dhe ndërtesa e reja përreth rrugës Tirana.

Në çastin e eleminimit të defektit, do të normalizohet furnizimi me ujë, njofton zyra për informim e KRU “ Hidroregjioni jugor”. Praprakisht, Kompania ju falënderon për mirëkuptim

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit