Snowden dëshiron të kthehet në SHBA

SnowdenAnatoly Kucherena, avokati rus i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, thotë se klienti i tij dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara nëse i sigurohet proces korrekt gjyqësor.

Këto komente, avokati Kucherena, që ka lidhje me presidencën ruse, i ka bërë mbrëmë në Moskë, derisa e ka paraqitur librin e tij për zotin Snowden.

Në vitin 2013, Rusia i dha azil Edward Snowdenit, i cili ka zbuluar detaje të programeve vëzhguese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Moska vazhdimisht ka refuzuar ta dorëzoj Snowdenin në Shtetet e Bashkuara, duke i tensionuar edhe më tepër raportet me Uashingtonin.

Vendqëndrimi i zotit Snowden nuk është bërë publik.

Avokati Kucherena tha se ai lëvizë lirisht, por është i shoqëruar nga rojet.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit