Opozitarët do të protestojnë kundër Gjykatës Speciale

Gjykata-qekiqiDerisa thirrjet për t’u votuar Gjykata Speciale vetëm sa vijnë e shtohen, duke u paralajmëruar edhe rreziku në rast të dështimit, opozitarëve nuk ka kush t’ua ndryshojë mendjen.

Ata vazhdojnë ta quajnë të padrejtë për Kosovën dhe popullin themelimin e kësaj gjykate, duke konsideruar se me këtë po shtrembërohet dhe rrënohet lufta e pastër e UÇK-së, raporton KTV.

Opozita jo vetëm që nuk do ta votojnë atë, por nuk përjashton mundësinë edhe për protesta të reja.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se duhet fuqizuar sistemi juridik i Kosovës që ta kenë mundësinë t’i trajtojnë të gjitha ato raste apo dyshime që mund të lidhen me ndonjë krim individual.

Por, Ymeri nuk i frikohet as Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse, sipas tij, çështja e Gjykatës Speciale del jashtë domenit të këtij institucioni.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit