26.2 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Zafir Berisha: EULEX-i po i mban në pushtet bandat e PDK-së

Zafir berisha 123Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka drejtuar një mal për misionin e EULEX-it në Kosovë. Ai akuzon këtë mision se po i mban në pushtet “banditët e PDK-së” .

Berisha mendon se pjesë e ‘bandave të PDK-së’ është edhe EULEX-i.

“Misioni I EULEX-it doli sheshit se është pjesë e komploteve dhe lojërave të pista që zhvillohen ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, thotë Berisha.

“Duket se ata janë këtu për t’i shërbyer vetëm mafies politike e kriminale”.

“Janë këtu vetëm për të mbajtur në pushtet bandat,pjesë e të cilëve me gjasë janë dhe vetë”.

Sipas tij, ky mision i EULEX-it ka përgatitur dosjen për Tribunalin që pritet të gjykojë veprën e pastër të UÇK-së.

“Ky mision me çdo kusht dëshiron ta njollosë luftën tonë të pastër”.

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.

Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues.

Soares, madje, u kishte thënë kolegëve të tij të EULEX-it se do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim.

Dënimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Deputeti Zafir Berisha akuzon kryetarin e PDK-së ,Hashim Thaçin, se në bashkëpunim me ndërkombëtarët po i përdorë të gjitha mekanizmat për eliminimin politik të Fatmir Limajt.

“Kjo që është bërë publike në Koha Ditore rreth rastit “Kleçka”, dhe Fatmir Limajt tregon qartë se deri ku mund të arrijë banda e cila quhet PDK së bashku me kryebanditin e saj Hashim Thaçin”,shprehet Berisha.

“Poshtërsia e sojit të Hashim Thaçit është e pafund”.Sipas tij, Thaçi në bashkëpunim me EULEX-in po tenton të nxjerrë jashtë funksionit shtetin e Kosovës.

“Këta mafiozë, kanë për qëllim që të nxjerrin jashtë funksioni shtetin e Kosovës dhe ta falimentojnë përfundimisht atë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Konflikt mes pesë burrave në Prizren

Pesë burra janë arrestuar në Prizren pas një konflikti që kishin mes vete dhe gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një...

Akaki Khorava, gjeorgjiani që luajti Skënderbeun- dikur i dashur, por sot i harruar…

Nga Elis Kullo (Marrë nga ObserverKult) Nëse ka një grup personash, të cilët shoqëria shqiptare i ka lënë në harresë, njëri ndër ta është padyshim...

Lajmet e Fundit