Procesi kundër Limajt, që prej ditës së parë i ndikuar politikisht

Fatmir Limaj15-10Tomë Gashi – avokat i Fatmir Limajt – ka kërkuar mos të heshtet skandali lidhur me dyshimet se PDK-ja, në bashkëpunim me EULEX-in dhe disa zyrtarë të Brukselit, kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit që Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.

Ai i ka bërë thirrje EULEX-it të kryejë hetime të pavarura për ta ndriçuar të vërtetën e këtij skandali.

“Prej ditës së parë të gjykimit të Limajt është vërejtur se ky proces është i ndikuar politikisht”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka deklaruar për “Epokën e re” se para gjashtë muajve ka pranuar një zarf me letra, pa adresë, por ka thënë se nuk i kujtohet përmbajtja e tyre. Ai ka treguar se ato letra i ka hedhur në shportë pasi, sipas tij, kanë qenë pa adresë.

E, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka bërë me dije se në rast se këto akuza dalin të vërteta, atëherë BE-ja ka instrumente për t’i verifikuar ato dhe për të vepruar në bazë të rezultateve.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit