Bajrami: Sot kujtohet rruga e vështirë e mësimdhënësve

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit u ka uruar të gjithë mësimdhënësve ditën e tyre, duke i quajtur përgjegjës për ndërtimin e shoqërisë së arsimuar.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot është një ditë e veçantë për arsimin kombëtar, dita kur kujtohet rruga e gjatë e vështirë, të cilën e bënë mësimdhënësit për të mbrojtur mësimin në gjuhën shqipe, për të edukuar dhe arsimuar breza të tërë.

“Arsimi është sfera më e rëndësishme e mbijetesës kombëtare dhe bartë në vete dimensionin e frymëzimit të gjeneratave për dije, dashuri dhe liri. Ju mësimdhënës të dashur, keni përgjegjësinë dhe meritat kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që përcakton një shtet të zhvilluar.

Vetëm me kontributin tuaj për mësimdhënie cilësore, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt të një ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ju siguroj se do të jemi së bashkë me ju në këtë mision të rëndësishëm. Urime ditën e tyre të gjithë mësuesve të Kosovës!”, ka shkruar ministri Bajrami.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit