Telat e rrymës me tension të lartë, vetëm 2 metra mbi tokë

Llapqeve-Malisheve-telat e rrymesBanorët e fshatit Llapqevë të Malishevës, rrezikojnë të mbyten nga telat e rrymës të cilët në një pjesë të fshatit janë vetëm 2 metra mbi tokë. Përfaqësuesi i fshatit tregon se më parë në këtë fshat ka pasur 2 viktima dhe një të lënduar si pasojë e problemit të njëjtë.

“Fshati Llapqevë para disa viteve ka pas 2 fëmijë të mbytur nga ky tension i lartë i rrymës, ndërsa një banorë tjetër ka mbetur pa dorë” tregon përfaqësuesi i fshatit Llapqevë.

Më të rrezikuarit janë nxënësit fillorist, pasi që shkolla “Petro Nini Luarasi” është shumë afërt këtyre telave. Ngaqë nëpër këta tela kalon rrymë e tensionit të lartë, të rrezikuar që t’i kapë rryma jane edhe kalimtarët që nuk i prekin këta përçues fizikisht. Banorët e Llapqevës kanë provuar që problemin ta zgjidhin duke bërë kërkesë që këtyre përçuesve elektrik t’u bëhet zgjidhje, por sipas tyre deri më tani KEDS nuk ka reaguar dhe u ka thënë banorëve që zgjidhjen ta bëjnë vetë.

“Dje isha tek KEDS në Malishevë, kam qenë edhe para dy muajsh por ata nuk japin përgjigje. Më thonin dilni ju fshatarët dhe rregullojeni”, thotë përfaqësuesi i fshatit.

Banorët e fshatit thonë se nëse KEDS nuk ndërmerr masa dhe nuk e kryen punën e vet, ata do të drejtohen në instanca më të larta ndërsa urojnë që problemi të zgjidhet para se të ketë viktima të tjera. /gazetaexpress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit