20.2 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Shënohet 8 Marsi në Malishevë

Begaj-8 marsiOrganizuar nga Komuna e Malishevës, zyra për Barazi gjinore dhe OSBE misioni në Kosovë, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, përmes aktiviteteve të ndryshme. Me këtë rast është vlerësuar lartë roli i gruas. Në këto aktivitete dhe me rastin e 8 Marsit, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar gratë malishevase, si dhe i ka inkurajuar ato që të jenë edhe më aktive dhe të luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Në një nga aktivitetet e organizuara sot, është shfaqur dokumentari “Ato ia dolën”, dokumentar i cili u mundësua nga ekipi i OSBE-së në Malishevë dhe zyra për barazi gjinore. Në këtë aktivitet, mori edhe Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës Shukrie Bytyçi kryesuesi i Kuvendit Komunal Aziz Thaçi dhe drejtoresha e DRKS-së Blerta Krasniqi.

“Komuna e Malishevës nga aspekti i barazisë gjinore qëndron mirë, këtu motrat tona punojnë dhe kontribuojnë shumë për barazi, ju inkurajoj të gjitha që të angazhoheni më shumë që të gjitha femrat të punojnë dhe mos të presin nga bashkëshortët e tyre. Të jeni dhe ju deputete, drejtoresha, profesoresha, etj…” tha mes tjerash Begaj.

“Shkollimi i femrës është i domosdoshëm” ishte mesazhi që i kryetarit Begaj.

Një fjalë rasti, në këtë aktivitet e ka mbajtur edhe përfaqësuesi i OSBE-së, Yusuke Hara, cili përveç urimit, i ka inkurajuar gratë, për aktivitetet e tyre, duke ju ofruar edhe mbështetjen e OSBE-së.

Nga ana tjetër deputetja e Kuvendit të Kosovës Shukrie Bytyçi, përshëndeti dhe uroi të gjitha femrat e të gjitha komunave dhe në veçanti mësueset, për kontributin në edukimin e brezave të tërë dhe brezave të rinj që po e bëjnë. Më pastaj znj.Arlinda Thaqi, anëtare e KK të Malishevës, ka bërë prezantimin e Grupit jo formal të Grave të Komunës së Malishevës, që është formuar në nëntor të vitit 2014.

Më pastaj Begaj ka ndarë edhe një mirënjohje për Mihrije Bytyçi, e cila është nga gratë e suksesshme të komunës së Malishevës, si një grua e suksesshme, për kontributin e dhënë, në emancipimin e femrave në rajonin tonë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari

Ka vdekur sot në mëngjes  Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit