Hazir Berisha: Policia është në kërkim të 2 të dyshuarve për vrasjen e tre personave

hazir berishaPolicia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve të cilët mendohet se janë përgjegjës për krimin makabër para disa orësh.

Zëdhënësi i policisë në Komunën e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se policia është në kërkim të dyshuarve.

“Ende nuk dihet për motivet e krimit. Policia dhe hetuesit janë shpërndarë në kërkim të dy të dyshuarve. Gjithashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka thënë Berisha.

Megjithatë ata nuk kanë njoftuar për emrat e të vrarëve dhe moshën e tyre. Hetimet po vazhdojnë./Zeri/

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit