Begaj kopjon fjalimin e Adem Demaçit dhe Agim Çekut

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës Ragip Begaj duket se nuk lodhet shumë për t’i shkruar fjalimet e tij në rastet kur ka seanca solemne. Ai, apo ata, që ia përgatisin fjalimet këtë e bëjnë duke kopjuar fjalime të ngjashme nga zyrtarë apo figura të tjera apo edhe duke vjedhur pjesë të fjalimit nga webfaqe të ndryshme përfshirë Wikipedian. Një gjë e tillë ka ndodhur hiq më pak se dy herë.

Herën e parë kryetari Begaj kishte kopjuar një pjesë të fjalimit të mbajtur me 7 mars 2014 për nderë të Epopesë së UÇK-së ku kishte marrë një pjesë të konsiderueshme të fjalimit nga Wikipedia.

Derisa herën e dytë ai këtë e ka bërë me 6 mars të këtij vit, pra para dy ditësh gjatë fjalimit solemnë për Epopenë e UÇK-së ku pothuajse tërë fjalimi i tij është i vjedhur apo kopjuar nga fjalimi i tij i vitit të kaluar (i marrë nga wikipedia), nga fjalimi i Agim Çekut mbajtur vitin e 2014 dhe nga ai i Adem Demaçit.

Malishevapress ka siguruar të gjitha dëshmitë në lidhje me këtë veprim të turpshëm të cilat mund ti gjeni më poshtë ku shihen qartë ngjashmëritë 100% të teksteve të kopjuara.

Sjellja e tillë nuk i bën nderë kësaj date të shënuar dhe tregon mungesë të respektit dhe fyerje për qytetarët e Malishevës të cilëve kryetari do duhej tu jepte një shpjegim dhe kërkim falje për një veprim të tillë./malishevapress.com/

fjalimi i ademit

fjalimi-i-cekut-2014

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit