11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Nexhat Çoçaj demanton Florim Metajn (Dokument)

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj ka demantuar ish- drejtorin e këtij institucioni, Florim Metajn, i cili në një prononcim për “PrizrenPress” ka thënë se punësimi i kuvendarit të VV-së, Arbër Rexhaj është bërë me konkurs.

Çoçaj bashkë me reagimin në adresë të “PrizrenPress”-it ka dërguar edhe një dokument i cili, sipas tij, dëshmon mënyrën e punësimit të Arbër Rexhajt.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i drejtorit të DKA-së, Nexhat Çoçaj

Reagim ndaj shkrimit Florim Metaj: Punësimi i Arbër Rexhajt, i pastër si loti (Dokument)

Unë Dr. Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së gjatë gjithë këtyre ditëve, sa është lakuar emri im deri në skajshmëri nga ana e medieve lokale, nuk kam dashur që t’i kundërvihem asnjëherë asnjërit shkrim apo deklarim, por ky shkrimi i fundit,përkatësisht deklarimi i fundit i ish drejtorit të Arsimit në Prizren, z. Florim Metaj, për të cilin gëzoj respekt, dhe publikimit të një pjese të dokumenteve, që kanë të bëjnë me punësimin e z. Arbër Rexhës, më dhanë shkas që të reagoj.

Së pari për hir të opinionit publik kërkoj që të lexohet me vëmendje kopja e konkursit, që është publikuar ku mjaftë qarat thuhet se ai vend ka qenë me kohë të caktuar, e në të cilin vend është pranuar një mësimdhënës tjetër.

Pretendimi i Florim Metajt se gjoja “Arbër Rexhaj është punësuar në kohën kur unë kam qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Dua të sqaroj se punësimi i Rexhajt është bërë me konkurs dhe pa ndikime politike”, nuk është i vërtetë, sepse po i njëjti person dy javë pasi është pranuar në atë vend të punës një dikush tjetër, ai me anë të një rekomandimi e obligon drejtorinë e gjimnazit që ta pranojë Arbër Rexhajn në punë, për këtë më së miri flet dokumenti, që po ua përcjellim.

Rekomandim i DKA

Me anë të këtij dokumenti shihet më së miri “Pra punësimi i Rexhajt ka qenë i pastër si loti” apo me ndikime, sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet kur Arbër Rexhaj është punësuar me këtë rekomandim dy javë më vonë.

Kurrë nuk kam dashur ta publikoj një dokument të tillë, por meqë zotërinjtë po dëshirojnë me këmbëngulje jam i obliguar që të them, se Arbër Rexhaj është pranuar pa konkurs dhe PIKË. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 100 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik.   Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit