Mustafa: Migrimin nuk e shkaktoi as VLAN-i e as qeveria e re

Isa mustafaaaaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të komentojë rreth asaj se kush është fajtori i migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, do të përqendrohet në implementimin e programit qeverisës, i cili sipas tij do të ndikonte edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik – drejt krijimit të një gjendje më të mirë edhe për qytetarët.

“E kam thënë me vetëdije se resurset të cilat disponojmë duhet t’i shfrytëzojmë, si ato njerëzore edhe ato natyrore. Sa i përket resurseve kapitale duhet të gjejmë forma t’i rrisim ato”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, raporton Telegrafi.

Kryesisht sipas tij do të duhej të ishte zhvillimi bujqësisë.

Ai gjithashtu ka përendur faktin e mundësisë së marrëveshje për punësime sezonale me vende tjera, si dhe reformat fiskale.

Ndërkaq rreth pyetjes së deputetit Selimi se si ai i komenton deklaratat e tani zv. kryeministrit Hashim Thaçi, se situata e migrimit është krijuar edhe si pasojë e “paqartësive” që ka shkaktuar formimi i koalicionit VLAN, Mustafa ka thënë se nuk vlerëson se këtë situatë e ka krijuar as VLAN-i por as qeveria e re – është situatë që ballafaqohemi edhe më herët.

“Të dhënat tregojnë që kroatët kanë emigruar rreth 25 mijë veta edhe pse është një vend i BE-së.
Ne duhet të ulemi ta bëjmë një vlerësim real, se cilat kushtet socioekonomike kanë ndikuar në këtë migrim. Çdo analizë dhe deklaratë tjetër e imja nuk do të kishte bazë”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit