34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Nisma kërkon hetime urgjente rreth skandalit në “rastin Kleçka”

Fatmir Limaj, nismaPas publikimit në gazetën Koha Ditore të skandalit në lidhje me gjykimin e Famir Limaj dhe të tjerëve në rastin Kleçka, një delegacion i Nisma – s për Kosovën në përbërje, Jakup Krasniqi Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bilall Sherifi Sekretar i Përgjithshëm dhe Valdete Bajrami Shefe e Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën, sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci, njofton kumtesa partiake.

Në këtë takim, thotë kumtesa, delegacioni i Nisma -s për Kosovën para zyrtarëve të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimet në lidhje me këtë skandal dhe kanë kërkuar si hap te par hapjen e hetimeve për ndriçimin e së vërtetës.

Faktet e publikuara në gazetën Koha Ditore janë aq serioze sa askush nuk mund t’i mbyllë sytë dhe të hesht pa një hetim te plot, prandaj kërkuam që këtë hetim ta bëjë një komision hetimor i pavarur i cili do të ndriçonte të vërtetën se si ka ardhur deri të krijimi i panelit gjyqësor në kundërshtim me ligjin siç edhe faktohet në vendimin për përjashtim nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu kërkuam të ndriçohen pohimet e gjyqtarit se ai kishte marrë vendim për dënim ende pa e marrë lenden në shqyrtim. Në interes të ndriçimit të se vërtetës ne kërkuam t’i ofrohet garanci dhe mbrojte ligjore njërit nga denoncuesit e këtij skandali, zyrtarit ligjor të EULEX-it i cili në artikull thotë që i është refuzuar mbrojtja ligjore nga zyrtarët e lartë të EULEX-it për të dhënë dëshminë rreth këtij skandali dhe për këtë fakt autori i artikullit pohon se posedon incizimin e këtij zyrtari me zyrtarin lart të EULEX-it .

Ne shprehim brengosjen tonë për tendencën për ta heshtur këtë skandal, tendencë e cila veç sa e rrënon edhe më shumë sistemin e drejtësisë në vend. Ne njoftuam Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci se opinioni publik dhe ne presim nga ta hapa konkret qe do të demonstronte vullnetin e institucioneve që drejtojnë për ta ndriçuar këtë skandal, përçudnon kumtesa.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 800 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1809 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Të shtëna armësh në Mazrek të Hasit, policia gjen dhjetëra gëzhoja

Një incident i rëndë që ka vënë në rrezik sigurinë publike është raportuar të dielën pasdite në fshatin Mazrek të Hasit në Prizren, ku...

Lajmet e Fundit