Përplasje edhe rreth listave të veteranëve të Pashtrikut

Veteranet therandKanë plasur pakënaqësitë pas publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-udhëheqësit e Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu”, që ka operuar në fshatin Krojmir të Lipjanit, të Zonës Operative të Pashtrikut, kanë paralajmëruar padi kundër atyre që kanë manipuluar me listat e veteranëve të luftës së UÇK-së të këtij batalioni.

Sipas tyre, ushtarëve të këtij batalioni u janë bërë padrejtësi të mëdha, ngase janë futur në listë disa njerëz që asnjëherë nuk kanë qenë në luftë, ndërsa janë refuzuar ushtarët e vërtetë.

Ish-komandanti i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, Ramiz Qeriqi, i njohur me nofkën “Komandant Luani”, bashkë me 16 udhëheqës të tjerë të këtij batalioni, ditë më parë patën ngritur shqetësimin për mundësinë e parregullsive të listës së veteraneve të UÇK-së, të cilën e kanë përgatitur krerët e partisë Nisma, Fatmir Limaj, e deputeti Haxhi Shala.

Fatmir Limaj në kohën e luftës ka qenë komandant i Brigadës së Zonës së Pashtrikut, për të kaluar më pas si komandant i përgjithshëm i Policisë në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Haxhi Shala bëhet komandant. Dyshimet e Qeriqit dhe bashkëluftëtarëve të tij mbështeten në faktin se gjatë kohës së përpilimit të listave Limaj dhe Shala formuan partinë politike Nisma dhe në procesin e verifikimit kanë futur njerëz nga ky subjekt politik.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit