17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Forumi Transparenca organizon sot debat për gjendjen e arsimit në Prizren

forumi transparencaForumi Transparenca organizon sot debatin me temë: “Arsimi në Komunën e Prizrenit”.Ky debat në fokus do të ketë gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit dhe do të mbahet në orën 11:00 në Objektin e ‘Beledijes’ në Prizren.

Forumi Transparenca për panelistë në këtë ballafaqim ka ftuar Nexhat Çoçajn, Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Nait Hasanin, Kryetar i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës,Arbër Rexha, Kryetar i Komisionit për Arsim në Komunën e Prizrenit një përfaqësues nga MASHT dhe nga Prokuroria Themelore në Prizren. Debati do të moderohet nga Qazim Morina, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.

Diskutimi do të zhvillohet rreth gjendjes aktuale në arsimin prizrenas, pasi javëve të fundit është raportuar për një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës.

Të gjitha këto raste të dyshimeve janë arsye mëse e mjaftueshme për diskutime në nivel gjithëpërfshirës, në mënyrë që të nxiten institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme në pajtim me ligjin. Paneli do të ketë një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Lajmet e Fundit