Arrestohen dy veta në Suharekë, një në Prizren

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Suharekë dhe një në Prizren.

Sipas policisë, dy ish-punëtorë të një ndërmarrje kanë kanosur përmbaruesit privat të kësaj ndërmarrje në Suharekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit në bashkëveprim me dhjetë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, ish-punëtorë të një ndërmarrje kanë hyrë dhunshëm  në objekt  dhe duke shprehur pakënaqësitë me përmbaruesit privat kanë penguar punën e kësaj ndërmarrje”.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, arrestimi në rrugën “L. Lumezi” në Prizren është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren. I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit