5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Vdes punëtori në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Nashec

Puntori-kalldaja e ngrohjesNë oret e para të ditës së sotme, ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, punëtori ndihmës në SHFMU “Luigj Gurakuqi” në Nashec. Në vendngjarje kanë dal edhe zyrtarët policor, të cilët po merren me rastin.

Sipas informacioneve të para, 59 vjeçari Selajdin Thaçi, i angazhuar si punëtor ndihmës në këtë shkollë, pasi ka ndezur kalldajën e ngrohjes ka kolaboruar, dhe është gjetur nga kolegu i tij pa shenja jete, ka bërë të ditur mësimdhënësi i kësaj shkolle, Kurtish Vorfaj, i cili ka edhe lidhje familjare me të ndjerin.

Ai tha gjithashtu, se i ndjeri më herët nuk është ankuar se vuan nga ndonjë sëmundje.

Në vendngjarje kishin dalur policia dhe krim teknika, me ç’rast zëdhënësi i policisë në Prizren, kapiten Hazir Berisha, tha se nuk dihen arsyet e vdekjes së këtij punëtori të kësaj shkollë, duke vijuar se nuk është vërejtur ndonjë shenjë që mund të dyshohet për ndonjë vdekje të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes përveç familjarëve, punëtorëve të shkollës dhe policisë kishin arritur edhe ekspertë të mjekësisë ligjore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij./TVPz/

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit