10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

EULEX-i po shantazhon deputetët

OVL-Jashari-XhemajliOrganizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar në lidhje me masën e arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarëve të tij në Rastin “Kleçka”.
“Masa e arrestit shtëpiak ndaj Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve tonë, që po akuzohen në procesin e montuar politik “Rasti Kleçka”, është vazhdimësi e luftës psikologjike të EULEX-it kundër luftëtarëve të UÇK-së. EULEX po tregon vendosmëri të madhe, kur është në pyetje lufta kundër vlerave të shenjta të kombit shqiptar”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Sipas veteranëve, degradimi i një misioni ndërkombëtar, nga mision për sundim të ligjit në mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

“Ky degradim, ka kapluar edhe deputetët dhe qeveritarët e Kosovës, para syve të të cilëve ndodh kjo maskaradë e EULEX-it. Ne kemi dërguar kërkesë, para më shumë se një muaji, të gjithë deputëtëve, Kryesisë dhe Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të duhej të ndërpritej mandati ekzekutiv i EULEX-it. Por deri më tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk u diskutua një gjë e tillë. Ne vlerësojmë se deputetët nuk janë duke vepruar në bazë të mandatit që kanë, në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave kombëare, siç është lufta çlirimtare dhe bartësit e saj”, thuhet në reagim.

Më tej OVL së UÇK-së, thotë se, përderisa ne u akuzuam se po bëjmë presion ndaj deputetëve të Kuvendit dhe ndërhyrje në “drejtësi”, veprimet e EULEX-it po tregojnë se pikërisht ata po bëjnë presion e shantazh ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po e degradojnë drejtësinë. Ne i përkujtojmë deputetët dhe qeveritarët se votat i marrin nga populli e jo nga ambasadat e huaja e as nga EULEX-i

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Lajmet e Fundit