3.2 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Në Korishë u shënua 16 vjetori i Betejës së Kabashit

korisha-620x330Në Korishë, sot është mbajtur në oborrin e shkollës e cila që nga viti i kaluar mban emrin “ Dëshmorët e Kabashit”, manifestimi përkujtimor kushtuar 16 vjetorit të Betejës së Kabashit.Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të dëshmorëve, veteran e invalid të luftës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe banorë të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth.Në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti, ka folur, Rexhë Ukaj, i cili tha se në këtë ditë po e shënojmë një datë të rëndësishme të lavdisë, heroizmit dhe krenarisë së djemve të Kabashit, në mesin e të cilëve edhe 6 dëshmorë.

Në emër të shkollës, ka folur drejtori i këtij institucioni, Mustafë Ahmetaj, i cili tha se në ditën e zhvillimit të Betejës para 16 vitesh, edhe nxënësit e shkollës ishin të rrezikuar nga forcat armike. Ish komandanti batalionit të dytë të UÇK-së në Kabash, aktualisht nënkryetar i komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha se djemtë e Kabashit luftuan gjithandej Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja për ta shporrur armikun e egër nga trojet tona.Edhe pse kishim para vetes një armik shumëfish më të fuqishëm ushtarakisht, i’a dolëm që t’i sjellim atij dëme të mëdha sidmos në njerëz, fal sakrificës sonë të papërshkruar, dhe të gjithë duhet ta kenë parasysh faktin se themelet e lirisë që po e gëzojmë ne janë vendosur nga gjaku i dëshmorëve .

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se djemtë e UÇK-së janë vlera të pakontestueshme te një populli, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për ta larguan okupatorin e egër. Organizatorët e këtij manifestimi, kanë shpërndarë mirënjohje për institucione dhe individë të ndryshëm, me ç’rast me mirënjohje post –mortum është nderuar për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare edhe Ekrem Rexha. Me këtë rast, bashkëshortja e komandant Drinit, Hajrija, tha se dëshmori Rexha, i cili i’u bashkëngjit UÇK-së pikërisht në Kabash, gjithmonë kishte rrespekt të veçantë për banorët e Korishës. Për të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, është shfaqur një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës…/TVPZ/

Më Shumë

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë...

Malisheva e Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një...

Pa pranga

Lajmet e Fundit