Zafir Berisha: Kriminelët politik po i krijojnë imazh të keq drejtësisë në Kosovë

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha thotë se qëllimit është krijuar situata jo e mirë në Këshillin Prokurorial.

“Situata ne Këshillin Prokurorial të Kosovës, është një tregues i qartë se klasa kriminale politike në Kosovë, me qëllim po vazhdon të krijoi imazh të keq për organet e drejtësisë në Kosovë, vetëm e vetëm për ta arsyetuar formimin e Tribunalit të UÇK-së, ku sipas infantilëve politik, gjëja ky Tribunal do të merret me individ e jo me UÇK-në”, shkruan Berisha në Facebook.

“Tribunali është edhe një mekanizëm shtesë në shkatërrimin përfundimtarë të imazhit të shtetit të ri Kosovës, imazh i cili për vite të tëra është dëmtuar nga krimi dhe korrupsioni nëpër institucione dhe me këtë Tribunal tenton të përdhosë edhe vlera më sublime e historisë më të re të Kosovës”.

“Që nga paslufta e deri më sot kanë vepruar në kuadër të drejtësisë edhe gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë,të UNMIK-ut ashtu edhe EULEX-it dhe kanë arrestuar dhe dënuar luftëtarë të UCK-së pa asnjë fakt ose me fakte që i ka ofruar shteti fashist i Serbisë, mbi të cilat është nxjerrë edhe raporti i Dik Martit, nga raporti i cili për rrjedhojë na nxjerr edhe një Tribunal ndërkombëtarë kundër UCK-së”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit