8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Begaj nga sot me drejtorë të rinj

RagipBegaj-kryetariMalishevesPas marrëveshjes politike për bashkëqeverisje, mes NISMA-s ( IQM-së), si subjekti më i madh në Kuvendin e Komunës së Malishevës dhe LDK-së në Malishevë, sot tre drejtorët e përcaktuar nga ana e LDK-së, kanë marrë zyrtarisht detyrat e tyre. Me këtë rast edhe është bërë pranim dorëzimi i detyrave në Drejtoritë për Administratë të Përgjithshme, për Urbanizëm dhe atë për Gjeodezi dhe Kadastër.

Drejtorët e emëruar nga LDK në Malishevë, janë: Sami Kafexholli- drejtor i Administratës, i cili e mori detyrën nga Ekrem Kastrati, pastaj Skender Rrahmanaj në drejtorinë për Urbanizëm, i cili e mori detyrën nga Urim Kastrati dhe Fatmir Ademaj në drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, i cili e mori detyrën nga Fadil Shala.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar drejtorët e rinj, për detyrat e tyre, si udhëheqës të drejtorive, ndërsa drejtorët e deritanishëm, i ka falënderuar për punën e bërë, për më shumë se një vit, punë e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në suksesin e qeverisjes për më shumë se një vit, sa i kanë udhëhequr drejtoritë përkatëse.

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit