Bajrami pranon se arsimi në Kosovë është larg standardeve

Arsim Bajrami-ministri arsimitNiveli i arsimit në Kosovë është larg standardeve ndërkombëtare. Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku është diskutuar lidhur me gjendjen në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami ka shprehur pakënaqësi me nivelin e arsimit duke filluar nga ai parafillor e deri në atë pasuniversitar, transmeton Gazeta Tribuna.

Bajrami ka thënë se do të jetë një sfidë e madhe që të ngritët cilësia e arsimit në të gjitha nivelet.

Sipas tij, MASHT nuk do të merret shumë me infrastrukturë por do të merret me ngritjen e cilësisë.

Bajrami ka thënë se arsimi i larte është shumë i rëndësishëm për Kosovën por sipas tij, MASHT është duke punuar me të gjitha universitetet që të punohet me ngritjen e cilësisë.

“Ligji për Arsimin e Lartë është shumë i rëndësishëm, ku ligj deri ne fund të muajit maj do të vije në komision parlamentar. Tashmë edhe partitë opozitare i kanë dërguar ekspertët për krijimin e një ligji për arsimin”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka njoftuar se me te nisur punën ka filluar inspektimin e universiteteve private.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të mbyllen të gjitha universitet që nuk i plotësojnë kushtet.

“Janë gjashtë institucione private në të cilat është duke u bërë vëzhgim special”, ka thënë ministri Bajrami.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit