Arrestohen tre persona në Prizren, një në Suharekë

Katër perona janë arrestuar brenda 24 orësh në rajonin e Prizrenit. Tre të arrestuarit janë nga Prizreni, ndërsa një nga Suhareka. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Raporti i Policisë së Kosovës
Fshati Mojsi Golemi, Prizren 02.04.2015 – 07:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Rr. “Beteja e Kabashit”, Prizren 02.04.2015 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.

Rr. “Zekrija Rexha”, Prizren 02.04.2015 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.

Gjinoc, Suharekë 02.04.2015 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit