Shkollat në grevë pa afat prej 20 prillit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK) ka marrë vendim të enjten që të hyjë në grevë të përgjithshme që nga data 20 prill, me bojkotim të tërësishëm të procesit mësimor në afat të papërcaktuar, shkruan sot Koha Ditore.

Grevës është paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe mësimdhënësit universitarë, gjë që ndodh për herë të parë që kur SBASHK-u ka organizuar greva, duke bojkotuar mësimin nëpër shkolla.

Arsyeja e hyrjes në këtë grevë, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është zhgënjimi me premtimin e Qeverisë për t’ua paguar 0.5 për qind të shumës së stazhit të punës për çdo vit të përvojës.

Ndërkaq, vendimi përfundimtar për të hyrë në grevë është marrë gjatë një takimi që Kryesia e SBASHK-ut ka mbajtur me përfaqësuesit sindikalë të arsimit nëpër komuna, si dhe me atë të arsimit të lartë. Aty po ashtu është vendosur që ditët e humbura gjatë grevës të mos kompensohen në asnjë mënyrë.
t

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit