Vazhdojnë luftimet në Jemen, rebelët zmbrapsen nga Adeni

Forcat besnike të presidentit të rrëzuar të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, kanë arritur të zmbrapsin rebelët Houthi në qytetin jugor të Adenit. Një rol të rëndësishëm në largimi e rebelëve nga Adeni kanë luajtur edhe sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ndërkohë në juglindje një tjetër qytet-port, Mukalla, ra në duart e rebelëve, në këtë rast të al-Kaedës, të cilët morën nën kontroll edhe një bazë ushtarake. Ditët e fundit janë vrarë edhe dy ushtarë sauditë në kufirin me Jemenin.

Gjatë dy javëve të fundit luftimet në Jemen kanë lënë më shumë se 500 persona të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur, ka bërë të ditur një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Ndërkohë javën e fundit, luftëtarë të al-Kaedës kanë sulmuar një burg, duke liruar rreth 200 të burgosur, disa prej të cilëve të lidhur me rrjetin terrorist.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit