Aksident në Tiranë, automjeti plagos dy gra dhe bie në Lanë

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një automjet tip AUDI me targa AA927EE ka humbur kontrollin duke aksidentuar dy gra kalimtare dhe duke përfunduar në buzë të lumit të Lanës, sikurse mund të shihet në foto, në zonën përpara kompleksit Taiwan.

Nuk dihen ende sa persona ndodheshin në bord, por shkak i aksidentit ka qenë pëpjekja e drejtuesit për të shmangur kalimtaret. NUk dihet ende gjendja e të lënduarave. Por nga një video që qarkullon në Facebook dhe sikurse u konfirmua nga një dëshmitar në vendngjarje për MAPO, shihet një person që marr ndihmën e shpejtë nga mjekët dhe që transportohet për në ambulancë nga uniformat e bardha dhe disa efektivë të policisë rrugore.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit