8.5 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Rektori Vataj merr pjesë në Konferencën VII Shkencore Ndërkombëtare në Ulqin

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj i shoqëruar edhe nga zv.kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi në cilësinë e bashkorganizatorit ka marr pjesë në Konferencën VII Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Periudha post konfliktuale në Ballkan: ndërtimi i paqes dhe integrimi i Ballkanit në BE dhe NATO” e cila është mbajtur në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit. Kjo Konferencë Shkencore është mbajtur në kuadër të organizimeve të festes tradicionale Ditët e Ulqinit.

Rektori Vataj ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit duke e cilësuar si evinement të rëndësishëm mbajtjen e kësaj konference shkencore ndërkombëtare. Ai u ka premtuar maturantëve ulqinak se do të kujdesët për krijimin e mundësive për studime në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren pa kuota. Ky zotim i Rektorit Vataj është mirëpritur shumë ku kishte edhe duartrokitje të gjatë në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për mundësinë.

Në këtë Konferencë të cilin e organizoi Instituti për hulumtime shkencore dhe zhvillim, në krye me dr. Elez Osmanin, ishin tubuar rreth 150 shkencëtarë eminent nga dhjetë shtete evropiane dhe nga SHBA-të.

Konferenca është mbajtur me përkrahje të komunës së Ulqinit. Në hapje të tubimit kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka thënë se regjionit i nevojitet bashkëpunimi dhe stabiliteti në mënyrë që të mund të zhvillohet në mënyrë të suksesshme.

Ky ishte qëndrim unik i pjesëmarrësve tjerë të konferencës, ndër të cilët ishte dhe ish kryetari i Shqipërisë Alfred Mojsiu, Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Ramë Vataj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës së Shqipërisë Nora Malaj, ambasadorët e Turqisë, Hungarisë dhe Shqipërisë, koordinatori nacional i Malit të Zi në NATO Vesko Garçeviq, deputetët në Kuvendin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Tivarit Osman Subashi, etj..

Më Shumë

Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e...

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Lajmet e Fundit