18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

AK letër publike Bashës: Bojkotoni zgjedhjet lokale

Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu publikoi sot letrën e hapur drejtuar z.Lulzim Basha, që Partia Demokratike të bojkotojë zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Me anë të kësaj letre kreu i AK-së, i bën thirrje Lulzim Bashës të ndërgjegjësohet që zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë të lira, të drejta dhe të barabarta pasi ato janë fituar pa rregulla loje në tavolinën e dyeshes Rama-Meta.

Sipas Spahiut, dekriminalizimi dhe lufta kundër mafies nuk do kenë sukses nëse një pjesë e opozitës shkon pa kushte në zgjedhje duke legjitimuar fitoren e së majtës.

“Sot është mision historik realizimi i shpërndarjes së Kuvendit dhe dekriminalizimi i sistemit pasi çdo pjesëmarrje në zgjedhje do ishte zhgënjimi dhe dështimi i gjithë frymës opozitare”,-citohet nga letra e AK-së.

Kreshnik Spahiu tha për mediat se; Aleanca KuqeZi ka një vizion ndryshe dhe sot shpall publikisht qëndrimin e saj zyrtar për zgjedhjet e 21 qershorit.

Ai deklaroi se Aleanca KuqeZi mbetet ende e vetmja forcë politike që refuzon koalicionet pa kushte me dy partitë kryesore në Shqipëri dhe i bëri thirrje të gjithë faktorëve opozitarë të mos hyjnë në garën zgjedhore nëse nuk realizohen:

1) Arrestimi i të gjithë deputetëve të d?nuar për krime dhe që kërkohen nga Interpoli

2) Ndryshimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura për këshilltarët bashkiak dhe kontrolli i pastërtisë i kandidaturave për kryetar Bashkie

3) Ndryshimi i hartës së re elektorale duke ruajtur në mënyrë të drejtë balancat e numrit të popullsisë dhe vlerat historiko-kulturore

4) Shpërndarja e parlamentit e cila përbëhet nga element kriminal dhe hetimi i tyre

5) Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme me një afat 6 mujor për reformimin e Kodit zgjedhor dhe hartës elektorale

6) Miratimi i të drejtës së 2 milion emigrantëve për të votuar online
atje ku punojn? dhe jetojnë

7) Garantimi i mekanizmit të numërimit të votës dhe përfaqësimit të çdo subjekti politik që të numëroj votat e saj

8) Realizimi i zgjedhjeve lokale me sistem balotazhi

9) Zbardhja e financimeve miliona eurove të pista në fushatë elektorale dhe burgosja e blerësve të votave të 23 qershorit

10) Aplikimi i testit të drogës për të gjithë përfaqësuesit e pushtetitlokal dhe qëndror

“Aleanca KuqeZi e fton Partinë Demokratike t’i bashkohet bojkotit popullor dhe të ndërgjegjësohet se çdo pjesëmarrje pa këto 10 kushte do ishte fatale për opozitën shqiptare në tërësi”,-bën me dije Spahiu.

Sipas tij, hyrja e PD në Kuvend e bëri bashkëfajtore dhe çdo pjesëmarrje pa kushte në zgjedhjet lokale do e bëj atë jo vetëm humbëse, por legjitimuese të pushtetit mafioz Rama-Meta pas 21 Qershorit.

“Alternativa kuqeZi është racionale, paqësore dhe qartazi e suksesshme për të çuar Shqipërinë drejt rotacionit politik”, thai ai.

Ndër të tjera, lideri i Ak-së, bëri me dije se do të ishte shumë vonë nëse PD do ta kuptonte, shikonte këtë vizion pas 22 qershorit, mëngjesi i së cilës do jetë shumë i hidhur për Shqipërinë.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Astrazup

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku humbën jetën dy persona nga...

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren drejt transformimit modern

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet të shndërrohet në një arenë moderne sipas standardeve të UEFA-së. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani,...

Lajmet e Fundit