Kryeprokuror i Shtetit – vetëm prokurorët me 7 vjet përvojë

Hajredin Kuçi nuk mund të konkurrojë për Kryeprokuror të Shtetit. Këtë ia pamundëson heqja e disa kritereve nga Projektligji për Prokurorin e Shtetit që ishin propozuar ditë më parë nga kabineti i tij.

Drafti final i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit është dorëzuar të premten në Qeveri për miratim. Ai pritet të dërgohet në Kuvend pas miratimit në Ekzekutiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Versioni i mëhershëm që kishte dalë nga kabineti i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, lejonte që kushdo që kishte të paktën 12 vjet përvojë pune si profesor i Fakultetit Juridik mund të ishte kandidat për Kryeprokuror të Shtetit. Kaq ka edhe Kuçi që aktualisht mban pozitën e ministrit të Drejtësisë.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit