Poezitë e Visar Zhitit, në gjuhën kineze

Poezitë e Visar Zhitit janë përkthyer së fundmi edhe në gjuhën kineze, si edhe janë botuar në Kinë. Ky botim shoqërohet me poezitë në gjuhën shqipe, atë kineze, si edhe përkthimin në anglisht nga albanologu i shquar, Robert Elsie, përgatitës i botimit të librit të Visar Zhitit në SHBA.

Në botimin antologjik në Kinë, Visar Zhiti është konsideruar poet kryesor dhe po ashtu poezitë e tij janë futur në Antologjinë e Vitit të Poezisë Botërore, sipas njoftimit të poetit Jeton Kelmendi nga Kosova, që jeton në Bruksel.

Ky është një sukses jo vetëm i Visar Zhitit, poezia e të cilit doli nga burgjet dhe po kap kontinentet, por është dhe sukses i letërsisë shqipe në kushtet e lirisë.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit