18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

T’a mbash ndërmend

Shkruan: Skender Berisha 

Këtë prill të ftohtë këtë zemër të ngrohtë
që u përpëlit kaqe kohë
e s’u step së kërkuari
ngrohjen tënde totale
ta mbash ndërmend
kudo shkofsh
të ndalesh të pushosh
të marrësh frymë kur të zihet
prej smogut të rëndë që kaplon lisat
që kaplon trurin e shkapërdarë
udhëve që ngrijnë për diell
të ndalesh të pishë një gllënkë kujtimi
të marrësh një lulebliri vendi
t’i marrësh erë t’më ndiesh aty
në zemër të lules së tharë
flë dashuria që flet
në ujërat e liqeneve të Evropit
afrohu e shikohu
ujëkthjellti i Lumbardhit
do ta nxjerr portretin tim
zgjatma dorën e ngrohtë zjarrmie
prekmi faqet e mërdhira
buzët e çara zjarmie të thellë
atë lule lëkoni ku do të vizatohem
merre e ruaje në vitrinën e shpirtit tënd
do t’i shohësh dallëndyshet edhe atje
ndonjë hut të hutuar bukurisë sate
që praptohet në liqe
do të ndiesh si jo
një zë si imi që të thërret
në përmasat epshore të kujtimit
do të të ngjajë ndonjë gurë kështjelle të vjetër
në kallëpet e sheshit tonë
ndonjë pëllumb do të të ngjajë me pëllumbat e mi
që sillen rreth Cylenit
pastaj bien në pikiatë
drejt shpirtit tim
më mbaj ndërmend
a më harro
krejt njësoj
njësoj
krejt
krejt
humbje…
9 prill 2015,Prizren

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Lajmet e Fundit