17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Vuçiq në SHBA në maj ose në fillim të qershorit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fundi i majit ose fillimi i qershorit, porse data e saktë e vizitës ende nuk është vendosur, shkruan gazeta “Danas”, duke iu referuar burimeve qeveritare.

“Novosti” i sotëm shkruan se Vuçiq për vizitë zyrtare në Uashington do të udhëtojë nga mesi i majit.

Gazeta cek se është e sigurt se Vuçiq gjatë qëndrimit në SHBA do të bisedojë me kongresmenë të rëndësishëm, ndërsa në ambasadën amerikane në Beograd s’kanë ditur të tregojnë se a do të jetë ky rast që kryeministri serb të takojë edhe presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

Ftesën e nënkryetarit amerikan Joseph Biden, Vuçiqit dje ia dorëzoi ambasadori në Beograd Michael Kirby, gjatë një takimi ku është folur për marrëdhëniet bilaterale, njoftoi Qeveria serbe./Tanjug/

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit