9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Siri: Kryengritësit i sulmuan me predha pjesë të Alepos

Mediat shtetërore të Sirisë thonë se kryengritësit e kanë sulmuar me predha qytetin Alepo, një pjesë e të cilit është nën kontroll të qeverisë.Gjatë këtij sulmi janë vrarë së paku 5 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Televizioni shtetëror raportoi se cak i sulmit me predha ishte lagjja Sulejmania, e banuar kryesisht me popullatë të krishterë, raporton REL.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që përbëhet nga një rrjet i aktivistëve në gjithë Sirinë, ka njoftuar se ushtria e Sirisë, po ashtu sot, ka ndërmarrë një sulm ajror në një pjesë tjetër të qytetit Alepo, e cila është nën kontrollin e kryengritësve, me ç’rast ka pasur viktima. Por, nuk jepet numri i njerëzve që eventualisht janë vrarë ose plagosur.

Qyteti Alepo është, praktikisht, linja kryesore e frontit në luftën e Sirisë.Kryengritësit sirianë, në të kaluarën, kanë ndërmarrë sulme në hapësirat e banuara të këtij qyteti, që ishin nën kontrollin e qeverisë, duke vrarë qindra njerëz.

Nga ana tjetër, aeroplanët luftarakë të qeverisë së Sirisë kanë hedhur bomba-fuçi në lagjet e Alepos, që ishin nën kontrollin e kryengritësve, dhe në qytete të tjera, duke vrarë mijëra njerëz.

Më Shumë

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit