25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Teatri Kombëtar ngec në problemet e vjetra

Tash tre muaj prej se janë emëruar në krye të organit që drejton Teatrin Kombëtar të Kosovës, ajo çka kanë bërë anëtarët e Këshillit Drejtues është shkarkimi i dy udhëheqësve të këtij institucioni.

Këshilli në krye me dramaturgun Jeton Neziraj, pos kësaj i ka plotësuar këto dy pozita me ushtrues detyre. Por institucioni më i lartë teatror në vend ende nuk ka repertor për këtë vit dhe çështja tjetër që ka mbetur pezull është kompletimi i ansamblit rezident të aktorëve.

Konkursi për dhjetë vende të reja për aktorë rezidentë në TKK është mbyllur qysh në fund të dhjetorit. Ende nuk janë emëruar as anëtarët e komisionit që do ta bëjë vlerësimin e kandidatëve. Për njohësit e fushës së teatrit – Këshilli Drejtues, ku pos Nezirajt bëjnë pjesë edhe Kushtrim Koliqi, Halil Matoshi, Lumnije Sopi, Xhevat Qorraj, Ramadan Musliu dhe Ahmet Brahimaj – është vonuar sa i përket repertorit dhe ansamblit rezident të aktorëve.

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka thënë se do të ishte dashur të punohej me hapa më të shpejtë dhe më të sigurt. Sipas saj, aktorët që kanë konkurruar për ansambël rezident presin të kenë përgjigje dhe ka kaluar një kohë mjaft e gjatë.

Hapa më të shpejtë kishte pritur edhe anëtarja e këtij organi, Lumnije Sopi, që tani është edhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës së TKK-së.

Por ndryshe mendon ish-udhëheqësi artistik i TKK-së, tash kryetar i Këshillit Drejtues, Jeton Neziraj. Ai ka thënë se kur kanë ardhur si Këshill Drejtues janë ballafaquar me një situatë jonormale. Ka përsëritur se TKK-në e kanë gjetur pa repertor të miratuar, me një konkurs komprometues për ansamblin rezident të aktorëve dhe, para së gjithash, me borxhe që kanë shkuar deri në 117 mijë euro. Ka përmendur edhe faktin që është dashur të shkarkojnë edhe dy udhëheqësit e TKK-së, drejtorin e përgjithshëm, Valdet Avdiu, dhe udhëheqësin artistik, Emin Emini, sherri i keqmenaxhimit dhe nivelit të dobët artistik në këtë institucion.

E ushtruesi i detyrës së udhëheqësit artistik, Ilir Gjocaj, ka thënë se repertori nuk bëhet vetëm me prezantimin e teksteve, por edhe të projekteve, që nënkupton, tekstin, regjisorin dhe konceptin regjisorial. Sipas tij, është duke u punuar në këtë drejtim, por nuk bën të punohet ngutshëm. Ka treguar se të hënën (sot) në mbledhjen e Këshillit do të prezantojë projektet.

E ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se punën e Këshillit e vlerëson në faza të caktuara dhe pastaj kërkon përgjegjës/koha ditore/

Më Shumë

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit