Shqipëria do të dekriminalizojë prostitucionin?

Shqipëria i rikthehet debatit nëse duhet të dekriminalizohet prostitucioni.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 23 prill një kërkesë të paraqitur nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që kërkon shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal për prostitucionin.

Duke folur për Ditën, Komisionerja Irma Baraku thotë se kjo kërkesë është bërë pasi gratë dhe vajzat marrin janë të diskriminuara nga ligji.

Ky nen mund të shërbejë si një rrugë për të mbrojtur trafikantët dhe tutorët, pasi ata mund të manipulojnë rastin nga shfrytëzim prostitucioni në ushtrim prostitucioni.

Po ashtu ajo thotë se shpesh meshkujt që kapen në prostitucion, mund të argumentojnë se kjo ishte një lidhje dashurie.

Në këtë rast, të diskriminuarat janë vajzat.

Një kërkesë e tillë u rrëzua nga Kuvendi në vitin 2012./Mapo/

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit