9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Michelle, ka liri seksuale

Ylli i filmit ‘Fast and Furious 7’, Michelle Rodriguez, e cila në të kaluarën ka qenë në romancë me yje të famshëm si Cara Delevingne dhe Zac Efron, insiston se është natyrale që të tërhiqesh nga të dyja gjinitë dhe e pëlqen që të eksperimentojë me jetën e saj.

“Të jesh biseksuale, është diçka natyrale dhe organike. Dua të provojë gjëra të reja dhe dua të ndjehem e lirë”, ka thënë ajo.

zeshkania e bukur 36-vjeçe, babai i së cilës është nga Porto Riko, ndërsa e ëma nga Republika Dominikane, ka luftuar ashpër kundër stereotipeve në Hollivud dhe për shmangien e roleve seksi.

“Kam shmangur role që përfshinin seksin sikur të isha duke shmangur plumbat, pasi rolet hispanike gjithmonë kanë qenë rreth vajzave të këqija, joshjeve dhe lavireve. Dhe unë nuk dua asgjë nga kjo. Liria seksuale më ka pushtuar”, ka thënë ajo për medie.

Michelle së fundmi e ka pranuar se ishte çmendur pasi kolegu i saj nga filmi ‘Fast and Furious’, Paul Walker kishte vdekur në aksident trafiku dhe për ta zbutur dhimbjen, ajo kishte udhëtuar shumë dhe kishte bërë seks me partnerë të shumtë. Ajo ka deklaruar se me mendje të kthjellët nuk do t’i bënte këto gjëra, por nuk kishte rrugëdalje tjetër.

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Sulmoi me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh, viktimat...

Lajmet e Fundit