25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bilal Sherifi, Hashim Thaçit: Ne nuk jemi si ti, nuk e marrim pushtetin pa zgjedhje

Zyrtari i NISMA Bilal Sherifi i ka reaguar Zëvendëskryministrit Hashim Thaci i cili tha se opozita po tenton ta marrë me dhunë pushtetin. Sherifi ka adresuar një pyetje për Thaçin. “Mandatin për të formuar qeverinë e përkohshme në të cilën ti ishe Keryeministër përmes cilave zgjedhje demokratike e more?” ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Sherifit në Facebook.

“Pushteti nuk merret me revolucion proletar”

Hashim Thaçi:

Ish kryeministër i Qeverisë së përkohshme të Kosovës.

“Zbulim epokal” i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Si duket Hashim Thaçi po mendon se të gjithë mendojnë dhe veprojnë sikur ai.

Unë kam vetëm një pyetje për Hashim Thaçin?

Mandatin për të formuar qeverinë e përkohshme në të cilën ti ishe Keryeministër përmes cilave zgjedhje demokratike e more?

Jo zoti Thaçi nuk janë të gjithë si ti.

Po ta heq këtë “brengë” askush nuk e ka ndërmend të ta merr pushtetin pa zgjedhje siç e pate marrë ti dikur.

Por nuk do të ndalemi asnjë ditë së punuari, dhe jo vetëm përmes protestave por gjithsesi edhe përmes tyre, që t’ua sqarojmë të gjithë qytetarëve, e sidomos atyre që kanë votuar për partitë e koalicionit qeveritar se ju nuk meritoni të merrni më as votën e atyre që ju kanë votuar se lëre më të atyre që kurrë nuk ju kanë votuar.

Protesta ka pikërisht këtë qëllim dhe jo ato që ti do të kishe pasur dëshirë ti ketë.

Prandaj të ftoj që t’i japësh përgjigje çështjeve që janë ngritur nga opozita dhe jo të merresh me diskualifikime të tilla.

Përpos kësaj, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se protesta do të jetë e dhunshme.

Unë nuk kam ndonjë koment të veçantë për këtë deklaratë skandaloze të tij, por kam një pyetje që do të ua drejtoj të gjithëve përpos atij.

Në rast të eskalimit të dhunës gjatë protestës së 18 prillit, a ka më ndokush dilemë se kush do të jetë shkaktar i saj dhe kush do të duhej të mbahej përgjegjës?

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bilal-sherifi-i-drejtohet-hashim-thacit-ne-nuk-jemi-si-ti-nuk-e-marrim-pushtetin-pa-zgjedhje-94252/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë. Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me...

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Lajmet e Fundit