Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë në Itali u arrestuan pasi dyshohet se janë dy protagonistët e të shtënave me armë që ndodhën natën e kaluar përballë lokalit “Evelin” në San Salvo.

Fasli Faslia 32 vjeç ishte duke hyrë në lokal kur u qëllua me armë zjarri nga Çlirim Tafili 46 vjeç. Ai u plagos në këmbën dhe ra përtokë. Më pas nxori armën për të goditur 46-vjeçarin, dhe gjuajtjet me armë mes dy shqiptarëve u kthyen në një luftë të vërtetë, transmeton Shekulli.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Tafili në burg. Të dy shqiptarët do të përballen me akuzat e tentativës për vrasje dhe armëmbajtjes së jashtëligjshme të armëve të zjarrit.

Ndërkohë hetimet e policisë vijojnë, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Dyshohet se një tjetër shqiptar është i përfshirë në këtë ngjarje.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit