22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Haraqija: Mustafa s’ka guxim të marrë asnjë vendim pa Thaçin!

Në emisionin AntiPod në First Channel, Astrit Haraqija ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk ka guxim të marrë asnjë vendim pa Hashim Thaçin.

Haraqija ka thënë se kjo u dëshmua me zgjedhjen e drejtorit të Postës.

“Mustafa nuk pati guximin ta shkarkojë, por qau në facebook. Ai nuk ka guxim. Ai aq guxim duhet të ketë, që t’i thotë edhe Hashim Thaçit: boll deri këtu. Por ai nuk e kishte këtë guxim. Këtë e tregoi me drejtorin e postës”, tha Haraqija.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe ministrin e Financave, Avdullah Hotin , duke thënë se deri më tani asnjë vendim të mirë nuk e ka marrë.

“Falja e borxheve është një dështim dhe e padrejtë. Si do t’i kompensojnë bizneset dhe qytetarët qe e kanë paguar rrymën gjatë gjithë kohës”, pyeti ai.

Haraqija ka vazhduar të bëjë pyetje se kush e din se ku janë paratë e privatizimit, pos Bedri Hamzës dhe ish guvernatorit?. Pastaj paratë e trustit. 400 milionë euro në bankat komerciale?

“Ku janë gjitha këto para, me çfarë kamata ato para sot po rrinë në iks bankën. Kur kam qenë ministër kam pyetur, por UNMIK-u më thoshte se është TOP SECRET,nuk mundësh ti me ditë”, tha Haraqija.

Ai tha se “Hashim Thaçi ia ka lënë pataten e nxehtë në dorë Isa Mustafës”.

Në debatin First Channel për qeverisjen e deritashme të Isa Mustafës, morën pjesë edhe Selatin Novosella, Fadil Lepaja dhe Faruk Nura.

Më Shumë

Prizreni më i nxehti në histori: Top 10 temperaturat ekstreme në Kosovë

Kosova po përjeton ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur vlera mbi 35 gradë Celsius në shumë qytete. Këto kushte ekstreme të motit kanë...

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve për ndërmarrjet në Prizren

Komuna e Prizrenit ka vendosur të shtyjë afatin për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”,...

Lajmet e Fundit