20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Muja mbështet ndihmën për këshilltarët me sëmundje të rënda

Miratimi i një propozimi të Drejtorisë së Shëndetësisë për lejimin e mjeteve për trajtimin mjekësor të këshilltarit të KTAP-së, Cemil Luma, ka shtyrë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që të kërkojë rishqyrtimin e një vendimi të Kuvendit të Komunës, në saje të të cilit i ofrohet mbështetja financiare për shërim të zgjedhurve të pushtetit lokal.

Shefi i ekzekutivit komunal ka konsideruar se përkrahja materiale duhet t’u ofrohet këshilltarëve në rastet e sëmundjeve të rënda malinje dhe jo për të gjitha diagnozat.

“Ofrimi i mbështetjes financiare për çdo sëmundje nuk po më duket bash në rregull”, ka thënë Muja, gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lokale.

Ai ka konsideruar se në këtë mënyrë të gjithë këshilltarët mund të paraqesin kërkesë për ndihmë për çfarëdo diagnoze që marrin. Po ashtu ka propozuar që çdo kërkesë për ndihmë të ketë 3 nënshkrime nga mjekët kosovarë se operacioni nuk mund të kryhet në Kosovë dhe se duhet trajtimi jashtë vendit. /Koha Ditore/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Delirium

Lajmet e Fundit