16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ta pastrojmë Kalanë e Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren mbështet aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”, si aksion i pastrimit në pjesën e Nënklasë në qytetin historik të Prizrenit. Drejtori Samir Hoxha tregon se aksioni fillon në ora 12:00, në Kalanë e Prizrenit, me datë 18.04.2015.

“Duke u nisur nga fakti se një nga monumentet kulturore me të rëndësishme të qytetit të Prizrenit dhe Kosovës, peizazhi është prekur në një mënyrë të pakëndshme dhe mbeturinat janë të gjithëpranishme, të hedhura poshtë shpateve, QRTK-ja ka mbështetë Aktivitetin e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, si aksion i pastrimit në pjesën e nënklasë në qytetin historik të Prizrenit”, tha Hoxha.

Dita Ndërkombëtare të Monumenteve dhe siteve, festohet
çdo vit me 18 prill.

“Dita Ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve/vendeve është zyrtarizuar nga UNESCO në vitin 1983. Dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me vlerat dhe cenueshmërinë e monumenteve të trashëgimisë botërore duke promovuar masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur ato . Kjo ditë është gjithashtu i njohur si Dita e Trashëgimisë Botërore. Ketë vit shënohet edhe 50-vjetori i ICOMOS”.

“Edhe pse UNESCO promovon mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë në Listën Botërore, kjo ditë nuk është vetëm për monumentet e listuara, por shpërfaqë shqetësimet e të gjitha vendeve të trashëgimisë kulturore dhe peizazheve me rëndësi ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale”.

“Ju ftojmë qe të merrni pjesë në ketë aktivitet të shënimit të Ditës së Trashëgimisë Botërore duke mbështetur aksionin e pastrimit i cili do të realizohet nga vullnetarët e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me drejtorinë Komunale për shërbime publike të Komunës së Prizrenit”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit