20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

“Rama kërcënoi BE-në për shkak të eksodit”

Ndërkohë që largimet e shqiptarëve vazhdojnë të jenë lajm në shumë media gjermane, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka folur për këtë çështje.

“Nuk duhet të flasim për azilkërkuesit nga Afrika, ne po na vijnë emigrantët nga Ballkani. Europa është fajtore për këtë,” tha ai.

“Duhet të ketë aktivitete europiane se si ta zgjidhim këtë problem,” theksoi ai.

“Fakti që dhjetë vende të BE nuk marrin asnjë azilkërkues, ndërkohë që të tjerët janë të tejmbushur, është i papranueshëm,” tha zyrtari i lartë gjerman.

Ndërkohë eksodi nga Shqipëria vazhdon.

Sipas Panoramës, banorët e Kukësit po largohen pasi kanë marrë një premtim për 400 euro asistencë në kampet e azilit.

Nga ana tjetër, në një shkrim të botuar në portalin e njohur të Brukselit, EUObserver, për herë të parë bëhet një lidhje mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkim me Kosovën, me eksodin aktual.

“Kriticizmi i Ramës nuk është vetëm një përpjekje për shantazh ndaj BE, por edhe një reagim në panik ndaj sfidave në rritje, manifesuar nga vala e emigracionit masiv nga Shqipëria dhe Kosova,” shkruan Fedja Pavlovic.

“Nëse dëshira e Ramës dhe Thaçit do bëhet realitet dhe kufijtë e BE hapen plotësisht, imagjinoni se sa do të zbrazet territori i Shqipërisë së Madhe”.

“Siç ka thënë dikur Walter Benjamin, “prapa çdo fashizmi qëndron një revolucion i dështuar”.

Në Shqipëri, rënia e diktaturës totalitare në vitin 1991 dhe vitet që pasuan sollën tranzicion me rezultate të ngjashme si në shumë vende të tjera të Europës juglindore- institucione të brishta, krim galopant, qeveri joliberale dhe zgjedhje të manipuluara.

Ndërkohë sot, një qytetar mesatar në Shqipëri jeton me më pak se 400 euro në muaj”.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit