18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Bamir Topi i bashkohet të majtës në zgjedhjet lokale

FRD do t’i bashkohet koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit pas takimit të sotëm midis kreut të FRD Bamir Topi dhe atij të PS Edi Rama.

“FRD nuk kërkoi ndonjë mbështetje për kandidatura, por shprehu interesin për të patur një marrëveshje për mirëqeverisjen dhe për të qenë në koalicion me ne, për të bashkëpunuar në nivel administrimi lokal. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë qasje. E dimë që FRD është në opozitë me qeverinë, por jemi të kënaqur që në këtro zgjedhje do të jemi së bashku”, u shpreh Edi Rama, pas takimit.

“Erdhëm në një përfundim pozitiv, pas idesë që erdhi nga z.kryeministër. Rikonfirmohemi si parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur pafundësisht nga konfliktualiteti ekstrem, ndërkohë që qytetet janë hapësira tonat të përbahskëta. Dëshira unike e qytetarëve është mirëadministrimi i qyteteve”, tha Topi.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit