14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Luftonin për ISIS: Vritet shqiptari që jetonte në Itali, plagoset tjetri

Muxhahedinë të nisur nga La Spezia për të shkuar të luftonin në Siri, në radhët e ISIS, nën urdhrat e Abu Bakr al-Baghdadi dhe kundër qeverisë së Bashar al-Asad.

Bëhet fjalë për dy 30-vjeçarë, me origjinë nga Shqipëria, islamistë që kishin qëndruar të fshehur disa muaj, ndoshta edhe vite, në zonën e Spezia-s dhe që më pas u rekrutuan dhe u dërguan në Lindjen e Mesme.

Njëri ka vdekur, është vrarë gjatë luftimeve të dhunshme mes ekstremistëve që janë të lidhur me Al Kaedën dhe luftojnë kundër ushtrisë siriane, ndërsa tjetri është plagosur rëndë. Identitetet e tyre mbeten të fshehta për shkak të një hetimi mjaft sekret, por shërbimet sekrete italiane i kanë urdhëruar hetuesit e Ligurias që ta zbulojnë historinë “italiane” të këtyre emigrantëve.

Sinjalizimi mbërriti fillimisht te komanda e Guardia di Finanza-s, së cilës iu besuan verifikimet e para, dhe më pas informacione të njëjta iu përcollën edhe policisë dhe karabinierëve.

Sipas asaj që bënë të ditur specialistët e Aise, Agjencia për Informacionet dhe Sigurinë e Jashtme, 30-vjeçarët me origjinë nga Shqipëria dhe që jetonin në La Spezia, janë nisur nga Liguria për në Siri pasi kanë marrë pjesë në një stërvitje të shkurtër formuese.

Ata janë përfshirë në veprimtari ushtarake dhe kanë mbetur të plagosur së bashku me disa milicë të tjerë dhe njëri prej tyre ka mbërritur në spitalin më të afërt i pajetë.

Tani hetuesit e Antiterrorizmit po punojnë për të hedhur pak dritë për periudhën e e qëndrimit në Liguria të xhihadistëve të mundshëm.

Pikëpyetjet janë gjithnjë të njëjtat: shkonin nëpër xhami dhe vendje faljesh? U konvertuan në Spezia? Kush i rekrutoi? Kush i bindi të armatosen dhe të shkojnë në luftë? Ku u trajnuan? Kush e ka financuar udhëtimin e tyre për në Lindje të Mesme?

Më Shumë

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit