6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

USAID-i ndihmon në ndriqimin e Rahovecit

USAID-logoZyra e USAID-it në Kosovë, ka kontribuar edhe në ndriçimin e 3.5 kilometrave rrugë në Komunën e Rahovecit. Projekti ka kushtuar mbi 107 mijë euro, ku edhe komuna ka participuar me 21 mijë euro. Sfidë për këtë komunë ngelet ndriçimi i fshatrave.

Populli amerikan ka kontribuar në zhdukjen e errësirës në qytetin e Rahovecit. Nëpërmjet zyrës së USAID-it, është mundësuar që mbi 3.5 kilometra rrugë, të pajisen me ndriçim publik. Në përfundimin e këtij projekti mori pjesë edhe drejtoresha e USAID-it , Maurin Shauket, e cila shpreson që, ky ndriçim të sjellë gjallëri edhe në orët e natës në këtë komunë.

Kreu i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, tha për RTK-në se ndihma e popullit amerikan, ka ardhur gjithmonë kur ne kemi patur më shumë nevojë për të.

Ndonëse projekte të tilla përfundojnë me sukses, ata duhet edhe të mirëmbahen. Për këtë drejtori i shërbimeve publike Përparim Krasniqi, thotë se është menduar, po ashtu, do të fillojë puna për ndriçimin e pjesës tjetër të qytetit dhe disa fshatrave.

USAID-i në Komunën e Rahovecit, ka kontribuar edhe në blerjen e pajisjeve thelbësore të Kuvendit Komunal, ka mbështetur zyrën e informimit, gjithashtu ka ndihmuar edhe në funksionalizimin e qendrës për shërbim të qytetarëve, menaxhimin e mbeturinave të gurta, menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve komunale nëpërmjet GPS e shumë projekte të tjera.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Prizreni nis projektin madhor për efiçencë energjetike në 43 ndërtesa publike

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e projektit për rritjen e efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit