Grabovci: Thaçi do të jetë president

Në vitin tjetër, presidentes së Kosovës Atifete Jahjages i përfundon mandati dhe do të zgjedhet presidenti i ri. Por, deri atëherë, mund të ndryshohet edhe forma e zgjedhjes së të parit të shtetit. Ekziston mundësia që përmes ndryshimeve kushtetuese, qytetarët me votën e tyre, ta zgjedhin presidentin e vendit dhe jo nga votat e deputetëve, si ka qenë deri më tash.

E cilado prej formave, s’i pengon PDK-së, që ka marrëveshje me LDK-në, që Hashim Thaçi në vitin 2016 të marrë postin e presidentit.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se pa marrë parasysh se si ka për t’u vendosur zgjedhja e presidentit, Thaçi do të jetë në këtë post.

Grabovci ka vlerësuar se nuk jemi vonuar edhe për reformën në zgjedhjen e presidentit. /Rrokum/

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit