Opozita fiton zgjedhjet në Finlandë

Partia opozitare në Finlandë është shpallur fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend. Me të gjitha votat e numëruara të zgjedhjeve që janë mbajtur dje, Partia e Qendrës ka fituar 49 vende në parlamentin finlandez që ka 200 ulëse.

Kryeministri konsverator, Alexander Stubb, e ka pranuar humbjen.

Partia e dytë në këto zgjedhje doli partia populiste “Partia e Finlandezëve” me 38 ulëse, parti kjo që njihet për politikat kundër emigrantëve.

Kjo parti kundërshton pakot e ndihmave për vendet e eurozonës në krizë derisa avokon largimin e Greqisë nga eurozona.

Fushata ka qenë e dominuar nga çështjet ekonomike duke u fokusuar në vendet e punës, ndërprerjen e benefiteve dhe rritjen e borxhit kombëtar. /REL/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit