Edhe Albin Kurti veteran i luftës

Statusi i veteranit iu ka njohur edhe ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Kurti është renditur në mesin e 177 veteranëve tjerë që janë publikuar në kuadër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga njësitë vartëse të tij.

Kurti gjatë luftës për një kohë ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë Adem Demaçit. Në prill ai u arrestua nga policia serbe ku në Nish u dënua me 25 vjet burg. Kurti është liruar nga burgu pas luftës.

Bashkë me Kurtin në listë të veteranëve është edhe kolegu i tij nga VV, Liburn Aliu. Edhe Aliu ka qenë i dënuar me shumë vjet burg nga regjimi serb.

Bashkë me Kurtin dhe Aliun në listën për veteranë ka nga të gjitha trojet shqiptare.

Në listë gjenden edhe kolegët e Albinit nga Unioni I Studentëve që organizoi protestën e 1 tetorit të vitit 1997 si Driton Lajçi dhe Muhamet Mavraj, aktualisht botues i gazetës “Epoka e re”.

Por në këtë listë nuk mungojnë edhe disa kolegë të Mavrajt, gazetarë si Milaim Zeka, Mirvete Uka-Zogiani …

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit