ShBA pret votën në favor të Gjykatës Speciale

Vota në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për Kosovën e ka sjellë ambasadorin e SHBA-së për Krime Lufte në Prishtinë, Stephen J. Rapp, ku, siç e thotë, do t’u ndihmojë njerëzve në pozita politike që t’i hapin rrugë themelimit të Gjykatës para së cilës do të trajtohen rastet që dalin nga hetimet e iniciuara nga raporti i Këshillit të Evropës, i njohur si Raporti i Dick Martyt.

Ambasadori Rapp, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, e cila botohet në numrin e së martës, thotë se krijimi i Gjykatës Speciale është rruga e duhur për Kosovën, ndërsa alternativa e vetme ndaj kësaj është që OKB-ja të krijojë një Tribunal të ri Ndërkombëtar për Kosovën, transmeton Koha.net.

Në intervistë, Ambasadori Rapp thotë edhe se Gjykata që do të krijohet për të procesuar akuzat e ngritura nga Marty, të hetuara më pas nga Task Forca Speciale, duhet të ketë kapacitet dhe krediblitet të trajtojë “nivele relativisht të larta” të një numri “relativisht të ultë” të të dyshuarve potencialë – 10-12 – në një periudhë kohore të limituar – “pesë vite, më së shumti”.

Rapp thotë edhe se është i bindur që Kuvendi i Kosovës do të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale, meqë, siç e tha, këtë ia kanë premtuar disa prej liderëve politikë me të cilët është takuar të hënën në Prishtinë.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit